Dhjete vullkanet ,,e fjetur,, me te rrezikshme

Dhjetë vullkanet “e fjetur”, më të rrezikshme Vezuvi
Është njeri prej tyre. Vullkani aktiv afër Gjirit të Napolit në Italinë Jugore ka shpërthyer më shumë se tridhjetë herë. Shpërthimi më i famshëm i tij ka ndodhur në vitin 79 para erës sonë, kur lava e pluhuri disaditësh mbuluan qytetet Pompei dhe Stabia. Por Vezuvi ka patur edhe zgjime të tjerë, ndër shekujt e vitet pasardhëse.
 Krakatoa
Në vitin 1883, vullkani në ishullin indonezian Krakatoa shpërtheu me 13.000 herë më shumë fuqi se një bombë atomike. Zhurma e shpërthimit thuhet se është dëgjuar mijëra kilometra larg deri në ishujt e bregut lindor të Afrikës. Qindra njerëz vdiqën edhe në Sumatrën fqinje nga zjarri dhe cunamit e mëvonshëm.
 Shën Helena
Vullkani i Shën Helenës ishte duke u bërë gati të shpërthejë gati dy muaj para se të shpërthente, e të mos përmendim 120 vitet e gjumit të tij. Derisa po pritej shpërthimi i tij, mënyra se si ndodhi ishte tërësisht e paparashikueshme. Në orën 08:32 më 18 maj të vitit 1980 një tërmet prej 5.2 shkallësh nxiti shpërthimin, i cili shkatërroi pjesën veriore të vullkanit dhe e lëshoi si një ujëvarë lave, e cila gjuante hi dhe gurë të nxehtë 20 kilometra lartë me shpejtësi prej së paku 450 km në orë. 75 njerëz kishin humbur jetën.
 Tambora
Indeksi i shpërthimit vullkanik shkon deri në shkallën 8. Në atë shkallë shpërthimi i vitit 1815 i vullkanit Tambora arriti shkallën shkatërruese numër shtatë. Shpërthimi ndodhi në ishullin Sumbava (atëkohë koloni e Holandës tani në Indonezi) dhe e errësoi rajonin, por efektet e tij ishin gjithçka tjetër përveç të izoluara. Dhjetëra mijëra njerëz kishin humbur jetën nga shpërthimi apokaliptik, cunamit e mëvonshëm, uria pasuese dhe sëmundjet.
 Mauna Loa
Është e përshtatshme që një shtet i krijuar nga një varg i ishujve vullkanikë të jetë vendi i vullkanit më të madh. Mauna Loa gjendet në ishullin e madh të Havait. Prej vitit 1843, Mauna Loa ka shpërthyer 33 herë, për herë të fundit në vitin 1984. Me 90 kilometra gjatësi dhe me 45 gjerësi Mauna Loa është vullkani më i madh në Havai.

Comments

Post a Comment