Lava
Magma duke u nisur nga vatra e vullkanit, e cila gjendet në trysni të madhe nga shkëmbinjtë përreth ku nën ndikimin e nxehtësisë së saj dhe të gazeve që përmbanë ajo është e lëvizshme. Magma e vënë në lëvizje mund të ngurtësohet në brendi të kores së Tokës dhe të formojë shkëmbinjtë e brendshme magmatikë (magmatizmi intrusiv ose plutonizmi) ose të shpërthejë e të derdhet në sipërfaqe- vullkanizimi ose magmatizmi efuziv. Si prudukt kryesor i erupsionit vullkanik është lava, me një temperaturë kryesisht 1000-1300 ͦ C, dendësinë zakonisht e ka si të magmës dhe varet nga përbërja kimike, e në rend të parë nga përbërja e silicit. Kështu, lava bazike ose e bazaltit përmban 40-52% silic, e cila është më e lëngshme, ka ngjyrë të errët dhe lëviz më shpejt, deri 30 km/orë. Lava acidike përmban 65-80% silic, është më e dendur, ka ngjyrë më të çelët dhe lëviz më ngadal se ajo bazike.
Comments
Post a Comment